Uncategorized

Xhaka dhe Shaqiri falënderojnë tifozët për mbështetje

Dy futbollistët shqiptarë nuk kanë harruar t’i falënderojnë tifozët për përkrahjen e madhe

Zvicra u eliminua nga Botërori në Rusi, megjithatë, ka dhuruar shumë emocione, sidomos nga futbollistët shqiptarë.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri nuk kanë harruar të falënderojnë tifozët për mbështetjen e madhe gjatë këtij kampionati.

“Ishte një udhëtim i pabesueshëm në Kupën e Botës me këtë ekip dhe këta miq dhe është e dhimbshme kur e sheh se ka mbaruar. Faleminderit të gjithëve për përkrahjen përgjatë rrugës. Unë jam shumë i lumtur që përfaqësoj vendim tim në një Kupë Bote. Kurrë nuk do të ndaloj të luftoj. Ky është futbolli, kjo është jeta. Faleminderit”, ka shkruar Xhaka në rrjetet sociale, përcjell albinfo.ch.

“Një falënderim i madh shkon për të gjithë tifozët anembanë botës për mbështetjen në Kupën e Botës”, ka shkruar Shaqiri.

Xhaka dhe Shaqiri shënuan nga një gol në këtë Botëror, në fitoren prej 2:1 ndaj Serbisë.