Qatar 2022
Xhaka e Shaqiri pritet ta udhëheqin Zvicrën kundër Serbisë
Sytë kah Xhaka e Shaqiri, Zvicra kërkon kualifikimin ndaj Serbisë

Sot do të luhen ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Kupën e Botës. Teksa disa prej emrave më të mëdhenj në futbollin e kombëtareve tashmë e kanë siguruar kualifikimin, të njëjtën gjë do të tentojë edhe Zvicra, që përballë do ta ketë Serbinë.
Granit Xhaka me shokë do ta synojnë “deja vu”-në e katër vjetëve më parë, kur i mposhtën pikërisht serbët me rezultat 1-2. Kjo përballje do të luhet në orën 20:00 dhe, pa dyshim, do të jetë më e rëndësishmja e mbrëmjes.
Në po të njëjtën kohë luan edhe Brazili që përballë do ta ketë Kamerunin, i cili tashmë llogaritet i eliminuar. Pak më herët, në orën 16:00, Portugalia ka punë me Korenë Jugore dhe Uruguaji me Ganën.
Në xhiron e fundit të zhvilluar në këtë Botëror, Zvicra pësoi humbje 1:0 nga Brazili, kurse Serbia barazoi 3:3 me Kamerunin.
Momentalisht, të dy kombëtaret i ndajnë vetëm dy pikë në Grupin G, ku Zvicra zë vendin e dytë me tri pikë, krahas Serbisë që renditet në vendin e fundit me një pikë.
Sa i përket ndeshjes së sotme, në dyshim për t’u paraqitur është Noah Okafor i Zvicrës.
Takimi i fundit mes këtyre dy kombëtareve ishte 22 qershori i famshëm i vitit 2018, ku asokohe Zvicra e mposhti Serbinë 2:1 falë golave të Shaqirit e Xhakës, të cilët bënë shqiponjën me duar para syve të tifozëve serbë.
E-Diaspora
-
Pijet alkoolike të pesë kompanive nga Kosova promovohen në Gjermani Panairi “ProWein 2023” njihet si një ndër panairet që ofron gamën më të madhe në botë...
-
Pedagoge në Universitetin e Francës, u refuzua në vendlindje
-
Peci: Mërgata kosovare ka gastronomë të suksesshëm në gjithë Evropën
-
Deputeti shqiptar i Suedisë shpëton jetën e një fëmije në Mal të Zi
-
Haradinaj viziton strukturat e AAK-së në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
S’ka bonuse për drejtuesit e Credit Suisse Qeveria federale ka vendosur të pezullojë bonuset e menaxhmetit të Credit Suisse. Sipas Ligjit për Bankat,...
-
Zvicër: Identifikohet rasti i tretë i gripit të shpendëve
-
Tregtari i kuajve dënohet me tetë muaj burgim për mizori ndaj kafshëve
-
Zvicra duhet të mbështesë Ukrainën me të paktën pesë miliardë franga
-
Rrahet rëndë një nxënëse 12-vjeçare në Zvicër