Sport
Xhaka flet për sulmet në Londër
"Është me të vërtet e tmerrshme ajo që ka ndodhur. Nuk është mirë të dëgjosh lajme të tilla. Në Londër ka shumë gjëra të mira, por, kur dëgjoni këso lajme, atëherë sigurisht se brengoseni”
Ylli i Zvicrës, Granit Xhaka ka folur për ndeshjen kualifikuese për Ishujt Faroe, por edhe për sulmet e fundit terroriste në Londër, shkruan ‘Blick’.
Xhaka ka thënë se është e tmerrshme ajo që ka ndodhur. “Është me të vërtet e tmerrshme ajo që ka ndodhur. Nuk është mirë të dëgjosh lajme të tilla. Në Londër ka shumë gjëra të mira, por, kur dëgjoni këso lajme, atëherë sigurisht se brengoseni”, është shprehur Xhaka, përcjell albinfo.ch.
Njëri nga të dyshuarit ka pasur të veshë tuta të Arsenalit. “Këtë e dëgjoj për herë të parë. Kjo nuk është mirë fare që ka ndodhur. Nuk është aspak mirë që ka ndodhur”, theksoi Xhaka, duke shtuar se ngjyra e kuqe në futboll është e preferuar, pasi si Arsenali edhe Zvicra luajnë me ngjyrë të kuqe.
Futbollisti shqiptar më pas ka folur për skuadrën e Arsenalit, ku është shprehur i lumtur që Arsene Wenger ka vazhduar me londinezet.
Xhaka thekson se ndaj Ishujve Faroe duhet të jenë të vëmendshëm dhe të luajnë për fitore.
E-Diaspora
-
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë Paralelisht me zgjerimin e flotës, Chair Airlines po zgjeron edhe rrjetin e saj të destinacioneve. Që... -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj Prindërit në Zvicër do të përfitojnë deri në 500 franga në muaj për kujdesin e fëmijëve... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë











