Futboll

Xhaka u përgjigjet kritikëve

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ka qenë njëri nga futbollistët më të kritikuar të Arsenalit në ndeshjen e fundit për shkak të formës së tij, shkruan albinfo.ch.

Xhaka tregoi një paraqitje të mirë ndaj Milanit, derisa skuadra e tij triumfoi 2:0 në “San Siro”.

“Shumë njerëz kanë folur për ne nga jashtë, por askush nuk e di si është brenda. Treguam unitet, shpirt dhe karakter”, ka thënë Xhaka pas takimit.

Ai kaloi para dy vjetësh nga Borussia Moenchengladbach për rreth 40 milionë euro, një shifër rekord për skuadrën gjermane dhe futbollit zviceran, pasi Xhaka luan për Zvicrën.

Futbollisti shqiptar shprehu gëzimin edhe në rrjetet sociale. “Ndjenjë e mrekullueshme pas rezultatit fantastik ndaj një prej favoritëve Punë e mirë nga të gjithë, veçanërisht nga tifozët që kishin udhëtuar”.

Për 90 minuta luajti edhe Shkodran Mustafi. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 16 mars në Londër.