Qatar 2022
Xhaka: Zvicra s‘ka limite, nuk e kemi frikë Portugalinë

Granit Xhaka është aktiv edhe jashtë futbollit. Më 18 nëntor ai ka themeluar shoqërinë “Jucan × Xhaka”, e cila është licencuar vetëm dje në Lucern. Nuk dihet ende profili i saktë, por do të ketë lidhje me modën, e me saktësisht me industrinë e tekstileve të përdorura për pasarela, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, kapiteni i Zvicrës dje ka dalë në konferencë për shtyp në kuadër të takimit të sotëm në orën 20:00 kundër Portugalisë. 30-vjeçari është i bindur në mundësitë e helvetëve, sidomos pas fitores bindëse kundër Serbisë, ku ai ishte qendra e provokimeve të serbëve.
“Ajo ndaj Serbisë ishte një ndeshje me shumë emocione, por nervozizmi, adrenalina dhe gëzimi janë pjesë e futbollit. Të premten zhvilluam një ndeshje të shkëlqyer, e dinim se Serbia ishte shumë e rrezikshme, por pavarësisht vështirësive, ishte një fitore e merituar. Sidoqoftë, ajo ka kaluar dhe kemi punuar shumë për sfidën e radhës”.
PA FRIKË – Portugalia është një rival i madh, për më tepër që në organikën e saj ka Kristiano Ronaldon. Portugezi ka shënuar tetë herë në Kupën e Botës dhe të gjithë kanë ardhur në fazën e grupeve.
Ai ende nuk e ka gjetur rrjetën në asnjë nga gjashtë paraqitjet e tij në fazën me eliminim direkt për Portugalinë në Kupën e Botës, pavarësisht se ka luajtur 514 minuta dhe ka regjistruar 25 tentativa për gol. Xhaka nuk i druhet sulmuesit dhe askujt te luzitanët.
“Kur kemi nisur këtë aventurë, nuk kemi vendosur kufij apo objektiva. Dëshira jonë është që të avancojmë sa më shumë. Jemi të lumtur për gjithçka kemi bërë, por nuk duam të ndalemi me kaq.
Synojmë t’i krijojmë probleme Portugalisë dhe jemi të bindur se mund t’ia dalim”, deklaroi Granit Xhaka gjatë konferencës së djeshme për shtyp krah trajnerit Murat Jakin.
E-Diaspora
-
Vjenë: Më 26 prill mbahet panairi i bizneseve shqiptare në Austri Në panairin “Vjena 2025” do të prezantohen një numër i madh firmash nga të gjitha fushat,...
-
“SRF” i kushton një artikull Egzona Ajetit si shofere autobusi
-
Takim kulturor në Waldkirch me poeten Blerina Rogova Gaxha
-
Kosovarja denoncon burrin për dhunë, dënohet vetë për raportim të rremë
-
Krimet e të huajve në Angli: Prijnë shqiptarët
Jeta në Zvicër
-
Rënie e mprehtë e turistëve zviceranë në SHBA Bie numri i turistëve zviceranë në SHBA...
-
“SRF” i kushton një artikull Egzona Ajetit si shofere autobusi
-
Eurovision 2025: Shfaqja që do të tronditë skenën në Zvicër
-
Zvicra drejt rikthimit në “Erasmus Plus” por me një çmim trefish më të lartë
-
Zvicra shënon rënie të kërkesave për azil, por kantonet mbeten të mbingarkuara