Futboll
Shaqiri mund të bëhet yll botëror
Ish-trajneri i tij, Thorsten Fink, e ka vlerësuar lart yllin shqiptar
Xherdan Shaqiri është futbollisti i vetëm shqiptar që ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve. Ai në edicionin e fundit me Liverpoolin kishte ngritje dhe ulje, megjithatë, është shumë i rëndësishëm për skuadrën e Jurgen Klopp.
Thorsten Fink e ka vlerësuar lart yllin shqiptar. “Shaqiri po bëhet një lojtar i rëndësishëm dhe është në rrugë për t’u bërë njëri prej më të mirëve në botë”, është shprehur ish-trajneri i Bazelit, përcjell albinfo.ch.
“Jam ende i bindur se Xherdani mund të bëhet një yll botëror”, është shprehur 51-vjeçari për mediat zvicerane.
Fink shtoi se Shaqiri duhet të vendosë për të ardhmen nëse dëshiron të largohet, megjithatë, asnjëherë nuk dyshon në cilësitë e tij.
E-Diaspora
-
Dioklea Hoxha, rrugëtim artistik mes identitetit, barokut dhe lirisë Artistja nga Kosova ndërton një rrëfim të veçantë përkatësie dhe rilindjeje, ku emri, trashëgimia dhe arti... -
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih












