Futboll

Xherdan Shaqiri ndër lojtarët më të trofeshëm në Angli

Shaqiri gjithashtu ka fituar Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Botërorin e klubeve

Xherdan Shaqiri është një nga futbollistit më të mirë shqiptar për momentin. Ai po shkëlqen te Liverpooli, derisa më parë ishte pjesë e Stoke City, Interit, Bayern Munichut dhe Baselit.

“talkSPORT”, e ka përpiluar një listë ku ka renditur dhjetë futbollistët të cilët kanë fituar më së shumti tituj, që luajnë për momentin në kampionatin anglez.

Dhe në bazë të kësaj renditje, futbollisti shqiptar është renditur në vendin e dhjetë, përcjell albinfo.ch.

Shaqiri në karrierën e tij ka arritur të sigurojë gjithsej 13 tituj, gjë që e bën atë një futbollist shumë të suksesshëm.

Ylli shqiptar ka arrit të fitojë tre herë Superligën zvicerane, dy herë Kupën e Zvicrës, dy herë Bundesligën, dy herë DFB-Lokal si dhe një herë Superkupën gjermane.

Shaqiri gjithashtu ka fituar Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Botërorin e klubeve me Bayern Munich.