Futboll

Xherdan Shaqiri, në mesin e tre më të paguarve në MLS

Shaqiri, në mesin e tre fituesve më të mirë

 

Superylli Lionel Messi është pa dyshim profesionisti më i paguar në MLS, shkruan albinfo.ch.

36-vjeçari si kampion bote fiton 20,446,667 dollarë në vit në Inter Miami, ekuivalente me rreth 19.3 milionë franga.

Ai pasohet nga kampioni evropian i Italisë, Lorenzo Insigne, nga Toronto FC me 15.4 milionë franga dhe futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, me 7.7 milionë franga.

Pritshmëritë e tifozëve dhe mediave lokale për «Grossverdiener» për Shaqirin janë të mëdha. «Lojtarët si Shaqiri dhe fituesit e tjerë të mëdhenj duhet të pritet të bartin një ekip në ditë të këqija», shkruan Chicago Sun Times, transmeton albinfo.ch.

Shanset e Chicago Fire për të bërë një paraqitje në “play off” në MLS janë të pakta këtë sezon.

Kjo deklaratë i shtohet edhe në këndvështirmin e një situate jo të mirë që tani për tani gjendet edhe kombëtarja e Zvicrës për Euro 2024. /Albinfo.ch

https://www.srf.ch/sport/fussball/internationale-ligen/vor-showdown-um-mls-playoffs-grossverdiener-shaqiri-muss-bei-chicago-liefern?fbclid=IwAR2xDvI31M6b3J_lXNbBxEOFd-UKTHhjjhZZ8r4feRFHrUnu1U_ulsltfPk