Sport
Xherdan Shaqiri: Nuk flas me ish kolegët e Bajernit
Futbollisti nga Zhegra, Xherdan Shaqiri, ka folur për të përditshmen zvicerane Blick rreth transferimit te tij te Interi dhe jetës ne Itali.
Ndonëse transferimi i tij nga Bajern Mynih te ekipi Italian “Inter” u prit si “shpëtimtar” i ekipit, kjo gjë nuk ndodhi pasi që Shaqiri më shumë ka qëndruar në stol se sa është inkuadruar në lojë.
Por, kjo nuk e ka brengosur aspak futbollistin kosovar. Ai ka thënë se nuk ka problem me trajnerin Roberto Mançini.
“Raportet me trajnerin janë të mira. Unë isha dëshira e tij për të u transferuar tek Interi. Ne synojmë të arrijmë shumë lartë së bashku me klubin”, ka thënë Shaqiri, përcjell “albinfo.ch”.
Futbollisti i përfaqësues zvicerane duket se nuk është penduar fare që është larguar nga Bajern Mynihu, madje ai ka gjetur një arsyetim se përçka nuk flet me ish koleget e grupit të Bajernit, aty ku Xherdani fitoi trofet më të çmuara për një klub futbollistik. “(Qesh). Jo, nuk kam kontakte me ish kolegët e klubit. Më ka humbur celulari që mbaja në gjermani dhe bashkë më të edhe numrat e telefonit të tyre”, është arsyetuar ai.
Ndërkohë i pyetur për jetën në Milano, ai ka thënë se i pëlqejnë ushqimet italiane ani pse më shumë preferon ushqimet nga duart e nënës së tij.
Xherdan Shaqiri iu është rikthyer sërish paraqitjeve fantastike të tij të përfaqësuesja e Zvicrës ku në ndeshjen e fundit kundër Lichtershtajnit, ai shënoi një super gol, dhe asistoi në golin e parë të Blerim Xhemailit.
Xherdan Shaqiri do të jetë i gatshëm edhe për ndeshjen e radhës që Zvicra do ta zhvilloj të dielën kundër Lituanisë.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Ish-politikani i SVP-së akuzohet se ka përdhunuar një vajzë 40 herë: Pritet dënim i përjetshëm Gjatë kohës së tij si politikan aktiv, ai mbështeste masa më të rrepta kundër abuzimit seksual... -
Zvicër: Shtatëmbëdhjetë gra tashmë viktima të femicidit -
Turisti zviceran sulmohet nga një peshk në Itali, përfundon në spital me plagë të rënda -
Pishinat publike në Bazel ndalojnë hyrjen për dhjetëra shtetas francezë -
Aksidentet në transportin publik të Cyrihut trefishohen brenda një dekade















