Futboll

Xherdan Shaqiri, transferi më i mirë në PL  

Revista e famshme ‘Four Four Two’ e ka cilësuar futbollistin shqiptar Xherdan Shaqiri si transferimin më të mirë deri tash në Permier Leauge. 

Kjo revistë po ashtu e ka vlerësuar Shaqirin si njëri ndër 100 lojtarët më të vlefshëm në Premier Ligë, të cilët janë transferuar për çmime shumë të ulëta. 

Forma më e mirë që po kalon futbollisti ka bërë që ai ta marrë këtë vlerësim, përcjell albinfo.ch

Shaqiri kaloi në verën e vitit të kaluar te Liverpool për 12 milionë euro nga Stoke City që ra nga liga. Sipas revistës, anësori nga Zhegra e Gjilanit ishte parë si zëvendësues i Philippe Coutinhos, e që pak kush kishte besuar në cilësitë e tij.