Sporte Luftarake

Xhoxhaj më 7 qershor mbron titullin kampion Evrope në Hamburg

“Më 7 qershor 2025, në Hamburg, do të zhvillohet një nga ndeshjet më të rëndësishme të karrierës sime”, është shprehur boksieri Labinot Xhoxhaj

Boksieri shqiptar Labinot Xhoxhaj do të ketë një meç shumë të rëndësishëm në karrierën e tij, shkruan albinfo.ch.

Ai ka ftuar bashkëatdhetarët për mbështetje në sfidën e 7 qershorit për të mbrojtur titullin e kampionit të Evropës.

Më 7 qershor 2025, në Hamburg, do të zhvillohet një nga ndeshjet më të rëndësishme të karrierës sime. Do të mbroj titullin Kampion Europe (EBU) dhe do të luftoj për një tjetër brez të madh  WBC International Silver Heavyweight  përballë një kundërshtari të fortë, të pamposhtur, siç është Aliev.

Kjo sfidë është kulmi i shumë viteve sakrifice, djersë, mund dhe pune të pandalshme. Kam kaluar shumë beteja, në ring dhe jashtë tij, por asnjëherë nuk kam qenë vetëm. Pas meje gjithmonë ka qenë familja, trajnerët, miqtë  dhe ju, populli im.

Ju ftoj nga zemra të jeni me mua edhe kësaj here.

Çdo fjalë mbështetëse, çdo lutje, çdo ndjekje është fuqi për mua në ring.

Le ta bëjmë këtë fitore bashkë. Jo vetëm për mua, por për të gjithë shqiptarët  kudo që ndodhen”, shkruan Xhoxhaj në Facebook.