Futboll
Yakin: Ndaj Kosovës duhet të dalim fitimtar
Kosova dhe Zvicra janë në një grup në kualifikimet për Kupën e Botës 2026.
Selektori i Zvicrës në futboll, Murat Yakin, ka thënë pas shortit të Kupës së Botës 2026 se dëshirojnë të dalin të parët në grup.
“Është grup i fortë, një sfidë e madhe për ne. Do të luftojmë dhe do të mundohemi ta luajmë lojën tonë në mënyrë që ne ta kemi rolin e favoritit. Kemi ekip të fortë dhe po shikojmë para për këto ndeshje”, ka thënë fillimisht Yakini për Grupin B të kualifikimeve evropiane për Botërorin 2026.
Kosova, Zvicra, Suedia dhe Sllovenia janë në Grupin B.
Kualifikimet për Grupin B nisin në muajin shtator, pasi që janë katër përfaqësuese.
Nga dy ndeshje luhen në shtator, tetor dhe nëntor.
Kosova nga tri ballafaqimet e mëparshme me Zvicrën i ka tri barazime, një në miqësore dhe dy në kualifikimet për “Euro 2024”.
“E dimë situatën dhe natyrisht se duam që kësaj radhe ta lëmë fushën si fitues. Duam të shfaqim paraqitje mbresëlënëse në çdo ndeshje të këtij cikli kualifikues”, ka thënë Yakin.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë











