Futboll
Yakin zbulon bisedën me Albian Hajdarin
Murat Yakin; Nuk mund ta ndikoj vendimin e tij
Përzgjedhësi i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin, ka rrëfyer publikisht për komunikimin që pati me mbrojtësin Albian Hajdari, pas vendimit surprizë që ky i fundit të përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës në vend të Zvicrës, përcjell albinfo.ch.
Ai theksoi se nuk pati mundësi as të ndikojë në zgjedhjen e lojtarit, duke pranuar respektimin e vendimit personal. “Ne e pranojmë vendimin e tij, nuk mund ta ndikojmë atë”, deklaroi Yakin.
Yakin gjithashtu shtoi se te Zvicra nuk lejohen favoritizma: “Ne nuk duam të përdorim lojtarë vetëm për të luajtur për ne. Ne mbështetemi në meritë.”
Sipas trajnerit, objektivi kryesor i skuadrës është kualifikimi — dhe rruga sportive që çdo lojtar duhet të ndjekë, përtej emrit apo prejardhjes: “Për ne, kualifikimi është ajo që ka rëndësi. Rruga sportive është gjëja më e rëndësishme.”
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026













