Lajme

Youtube nuk largon materialet lidhur me mashtrime në zgjedhjet e SHBA-së në 2020

Platforma Youtube ka marrë vendim se nuk do t’i largojë më nga faqja e saj, materialet me pretendimet për mashtrime lidhur me zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Shtetet e Bashkuara, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Ky vendim vjen pak para nisjes së fushatës për zgjedhjet e vitit 2024 në SHBA.

Kompania ka thënë se deri më tani i ka larguar nga rrjeti mijëra video, që e kanë vënë në pikëpyetje integritetin e zgjedhjeve të fundit, mirëpo tani është koha për “rivlerësim” të situatës, përcjellë albinfo.ch.

Vendimi po zbatohet që nga 2 qershori.

Youtube ka hequr disa kufizime edhe kanalit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, i cili i ka 2.7 milionë ndjekës në këtë platformë.

Prej atëherë, ish-presidenti i ka postuar rreth 20 klipe të shkurtra në mbështetje të fushatës së tij, shkruan REL.