Maqedonia
Zaev habitet se si Gruevski shkoi nga Serbia në Hungari
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka folur për arratisjen e ish-paraardhësit të tij, Nikolla Gruevski.
Ai thotë se nëse ka pasur shkelje dhe ndokush duhet të mbajë përgjegjësi edhe në nivelet e larta për këtë, ky hap do të ndërmerret.
Në një intervistë për DW, Zaev ka thënë se pavarësisht se ka kërkuar sqarime nga vendet e tjera, nëpërmjet të cilave kaloi Zaev, përgjegjësia kryesore është e Maqedonisë, përcjell albinfo.ch.
“Unë kërkova sqarim. E di se përgjegjësia para së gjithash është jona. Unë nuk flas për kufijtë, që ka mundur t’i kalojë me letërnjoftim, unë nuk flas se si ka hyrë nga Shqipëria në Mal të Zi dhe Serbi. Unë pyes se si ka dalë nga Serbia.
Unë dua të di se si qytetari ynë e ka kaluar kufirin midis Serbisë dhe Hungarisë pa pasaportë”, është shprehur kryeministri i Maqedonisë.
“Unë dua ta di, a ka gjasa që secili prej nesh pa pasaportë dhe vetëm me letërnjoftim të hyjë në Hungari, vend anëtar i BE-së”, tha Zaev.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret zvicerane Gazetaret e mediumit zviceran 20 Minuten, Lynn dhe Carolin, të cilat po realizojnë një reportazh disa... -
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false -
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Të shtëna pas një grindjeje në tren, një i plagosur Mbrëmjen e djeshme pati një grindje në një tren midis Hasle-Rüegsau dhe Burgdorf. Po kërkohen dëshmitarë.... -
Zvicra u karakterizua nga këto lajme këtë javë -
Konfirmohet: Dy pilotët zviceranë ishin privuar nga fluturimi për shkak të alkoolit -
Rusia kritikon mungesën e neutralitetit të Zvicrës, dy muaj para votimit federal mbi këtë temë -
Nuk pritet asnjë lehtësim nga thatësira aktuale














