Maqedonia
Zaev jep afat shtesë për plotësimin e vendeve vakante në qeveri
Deri në fund të muajit partnerët do të duhet të pajtohen për emrat e Ministri të Shëndetësisë, Ministri pa resorë për Investime të Huaja dhe zëvendësministrit të Arsimit
Kreu i qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zajev ka dhënë edhe një afat shtesë për ratifikimin e qeverisë që e udhëheq. Ai kërkoi që të intensifikohen takimet e partnerëve të koalicionit me qëllim plotësimin e vendeve vakante që u krijuan pas zgjedhjeve lokale. Deri në fund të muajit partnerët do të duhet të pajtohen për emrat e Ministri të Shëndetësisë, Ministri pa resorë për Investime të Huaja dhe zëvendësministrit të Arsimit.
“Ende nuk kemi vendosur për Ministrin e Shëndetësisë. Bëhet fjalë për një resor shumë të rëndësishëm, unë kam thënë që deri në fund të muajit presim që ti zgjidhim këto çështje. Po bisedojmë intensivisht. Unë mbrëmë e kam shfrytëzuar momentin që të bisedoj edhe me Ziadin Selën por edhe me zotëri Ahmetin dhe me të gjithë partnerët e koalicionit.
Sot përsëri kisha takime… secilin moment po e shfrytëzojmë që ditë më parë ta zgjidhim këtë çështje pra ta zgjedhim çështjen e ministrisë së shëndetësisë dhe të plotësojmë ministritë e tjera, ka thënë kryeministri.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra importon një numër rekord organesh Më shumë njerëz morën transplante në Zvicër në vitin 2025 falë një numri rekord të organeve... -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit -
Qeveria zvicerane shqyrton taksën për imigracionin -
Cilat janë pesë rreziqet që i kanosen Zvicrës, sipas qeverisë? -
Zermatt ka më shumë të huaj se zviceranë










