Lajme
Zaev-Rama-Vuçiç takohen në Ohër
Kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb Alexandër Vuçiç kanë mbërritur në Ohër, aty ku do të mbahet samiti për zbatimin e katër lirive të Bashkimit europian.
Dy liderët, së bashku me kryeministrin e Maqedonisë se Veriut, Zoran Zaev, u takuan në orën 17.30, duke pasur në fokus bashkëpunimin rajonal. Biseda i paraprin samitit të së dielës, ku janë ftuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe partnerët europianë të nismave rajonale.
Pas takimit të parëtrepalësh në Novi Sad të Serbisë, ku u nënshkrua marrëveshja për një “minishengen” ballkanik mes kryeministrit Edi Rama, presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, samiti i radhës konsiderohet si një hap më shumë drejt konkretizimit të projektit trepalësh, shkruan vizionplus.tv, përcjell albinfo.ch.
Në samit do të marrë pjesë edhe kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Denis Zvizdiq dhe ministrja e Ekonomisë e Malit të Zi, Dragica Sekuliq. Ndërsa do të mungojë ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili sqaroi se e ka marrë ftesën vonë e se ndodhet jashtë shtetit, duke e pasur të pamundur pjesëmarrjen në samit.
Mesditën e së dielës liderët do të japin konkluzionet e takimit në një konferencë ëpr shtyp. “Minishengeni” Ballkanik pritet të vihet në jetë brenda vitit 2021 dhe do të krijojë mundësinë që qytetarët të kalojnë kufijtë vetëm me kartë identiteti.
Një ditë më parë, i dërguari special i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, deklaroi se SHBA e mbështet projektin e bashkëpunimit mes këtyre vendeve, duke theksuar se dyert janë të hapura edhe për Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjë e Hercegovinën.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












