Kosova
Zbulim i ri arkeologjik në Ulpianë, identifikohet edhe një mbishkrim i Perandorit Justinian
Ministri në detyrë i Kulturës në Kosovë, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se në lokalitetin arkeologjik të Ulpianës është zbuluar një mbishkrim i dytë kushtuar Perandorit Justinian dhe bashkëshortes së tij, Teodora.
Ky është zbulimi i dytë, pas identifikimit të mbishkrimit të parë që përmendte themelimin e qytetit Iustiniana Secunda si qytet Dardan.
Sipas njoftimit, mbishkrimi i sapozbuluar dëshmon ndërtimin e një bazilike episkopale dhe përbën një nga të vetmet dedikime të njohura të Justinianit në vendin e prejardhjes së tij, transmeton albinfo.ch.
“Ruajtja dhe mbrojtja e trashëgimisë arkeologjike nuk është trajtuar asnjëherë më këtë seriozitet,” ka shkruar ai.
Ndër të tjera ai theksoi se hulumtimet në Ulpianë dhe Dresnik po zhvillohen në prona publike të shpronësuara gjatë vitit të kaluar teksa shton se aktualisht po punohet me intensitet në lokalitete të rëndësishme arkeologjike, në planet e konservimit e menaxhimit, në ngritjen e kapaciteteve profesionale përmes partneriteteve ndërkombëtare, si dhe në studime dhe publikime shkencore.
“Arkeologjia vazhdon të na zbulojë historinë tonë. Ne vazhdojmë me përkushtim hulumtimin dhe mbrojtjen e saj”, ka skruar tutje ai.
E-Diaspora
-
Natmir Mehmedi – një histori suksesi dhe humanizmi që frymëzon Ajo që e bën Natmirin të veçantë nuk është vetëm rrugëtimi i tij profesional, është mënyra... -
Agon Sejdiu, piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
“Shkolla Shqipe” hap dyert edhe në Rapperswil – Jona të Kantonit të St. Gallenit -
Balotazhi, probleme me zarfet e votimit në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Lucernit dërgon 18,000 letra të pasakta tatimore Zyra Tatimore e Lucernit, në bashkëpunim me një partner të jashtëm, dërgoi javën e kaluar një... -
Natmir Mehmedi – një histori suksesi dhe humanizmi që frymëzon -
Zvicra pranë një marrëveshjeje të re tregtare me SHBA-në, tarifat pritet të ulen në 15% -
Deri në 20 gradë: Flluska e nxehtësisë së Saharasë ngroh Zvicrën -
Gjuetarët e apartamenteve në Zvicër paralajmërohen për rritje të mashtrimeve të reja










