Kuriozitete
Zbulohen edhe tre planete të tjera të banueshme
Astronomët kanë zbuluar tre planete të reja, jashtë sistemit tonë diellor, dhe një prej tyre GJ357 mund të jetë i banueshëm. Studiuesit donin të vërtetonin në fakt ekzistencën e një planeti për të cilin ata prej kohësh mendonin se ekzistonte.
Por gjatë kërkimeve, ata zbuluan njëkohësisht tre planetë.
Të tre ata, rrotullohen rreth diellit të tyre në konstelacionin Hidra. Ky diell përbën një të tretën e masës dhe madhësisë së diellit tonë, tregojnë studiuesit e universitetit të Gottingenit.Studimi është publikuar në revistën e specializuar të fushës “Astronomy & Astrophysics”.
Në një largësi prej 31 vitesh dritë, GJ 357, krahasuar me sisteme të tjera, ndodhet më pranë nesh. Një vit dritë, është distanca që përshkon drita në një vit. Galaksia jonë, rruga e qumështit, ka një diametër prej afro 100 mijë vitesh dritë.
Ekspertët sidoqoftë thonë se me një temperaturë të llogaritur prej minus 53 gradë Celsius planeti Gj 357 duket në vështrim të parë si i pamundur që të banohet, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
Por “nëse planeti ka një atmosferë të dendur, që duhet të përcaktohet në studimet e mëtejshme, ajo mund të thithë ngrohtësi të mjaftueshme për ta ngrohur planetin dhe për të lejuar depërtimin e ujit në sipërfaqen e tij”, shkruajnë studiuesit.
Nga ylli qendror i sistemit të tij, planeti merr të njëjtën sasi energjie si marsi dhe dielli. Ai ka masë të paktën 6.1 herë më të madhe se toka dhe endet rreth yllit të tij për një cikël 55.7 ditor, me një distancë sa rreth 20 për qind e largësisë së tokës nga dielli.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss Tiani pesëvjeçar bashkë me familjen e tij ishin përfshirë në një aksident në lumin Reuss të... -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss -
Escholzmatt, Lucern: Një grua gjendet e vdekur, i dyshuari është plagosur rëndë -
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas











