CH-Ballkani
Zbutje e Roamingut për shtetasit e BE-së në raport me Ballkanin Perëndimor
Komisioni i BE-së ka përshëndetur hapat e ndërmarrë nga operatorët telefonikë për uljen e çmimeve që pritet të jetësohen jo më larg se këtë verë
Ndërkohë që telefonimi dhe shfrytëzimi i internetit në mes banorëve të shteteve anëtare të BE-së ka kohë që është liruar nga roamingu, gjegjësisht bëhet me çmime vendore, kjo gjë nuk vlen kur këta banorë duan të komunikojnë me shtetet joanëtare të BE-së.
Kështu, kur bullgarët duan të telefonojnë në Serbi, duhet të paguajnë deri në 3 euro minutin, shkruan focus.de. Ose, duhej të paguanin deri në vendimin e fundit që u mor në Samitin e mbajtur në Sofje. Në këtë samit u vendos që çmimet e roamingut në regjion të reduktohen, transmeton albinfo.ch. Kjo pritet të mundësohet nga një proces i iniciuar nga Komisioni i BE-së.
Komisioni i BE-së ka përshëndetur hapat e ndërmarrë nga operatorët telefonikë për uljen e çmimeve që pritet të jetësohen jo më larg se këtë verë.
Si bazë për këtë zhvillim shërben një marrëveshje e bërë për një program digjital për regjionin e Ballkanit Perëndimor, përcjell albinfo.ch. Dokumenti është nënshkruar nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor që morën pjesë në samit: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina.
Nga ana tjetër, roamingu sa i përket telefonimit nga vendet e Ballkanit në drejtim të vendeve të BE-së, mbetet ashtu sikur ka qenë deri tash.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë Sipas të dhënave të vitit 2024, Zvicra është deri tani vendi më i shtrenjtë me një... -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha











