Lajme
Zelanda e Re po e “eliminon” koronavirusin, vetëm një rast ditor
Zelanda e Re, në 24 orët e fundit, ka regjisturar vetëm 1 rast infektimi, sipas raportimeve nga mediat atje, transmeton albinfo.ch.
Ky shtet ka treguar një sukses të paparë në menaxhimin e situatës së pandemisë. Ky shtet për disa muaj me radhë nuk regjistroi asnjë rast, diçka që duket se është e vështirë të imagjinohet në krahasim me betejën e shteteve të tjera që po përballen, transmeton tutje albinfo.ch.
Njerëzit ndërkohë vazhdojnë aktivitete të tjera, si ecja në këmbë apo lëvizja me biçikletë, gjithmonë nëpër lagjet e tyre, ndërsa kanë fituar një kulturë të qëndrimit në një distancë prej disa metrash në radhë nëpër dyqane.
U deshën vetëm disa ditë që këto shenja të funksionojnë, ndërsa qëllimi i vendit është ai i “eliminimit” dhe jo ai i “mbajtjes në kontroll të virusit” që kanë sot shtetet perëndimore dhe SHBA-ja.
E këtë duket se po e arrin, pasiqë ky shtet që shumë muaj regjistron vetëm nga një rast në ditë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj












