Lajme

Zelanda e Re ka vaksinuar 90% të popullsisë

Zelanda e Re njoftoi një udhërrëfyes të ri që do të lehtësojë masat e koronavirusit për të vaksinuarit plotësisht, pasi 90% e popullsisë mori dy vaksina kundër koronavirusit. Kryeministrja Jacinda Ardern tha se fillimisht nuk ishte e gatshme të vendoste një objektiv vaksinimi, përcjell albinfo.ch.

“Ne nuk donim që askush të mbetej pas”, theksoi Arden.

“Delta e bëri shumë të vështirë ruajtjen e strategjisë sonë të eliminimit. Tentakulat e saj arritën në komunitetet tona dhe e bënë të vështirë lëkundjen e saj”, shtoi ajo.

”Kompanitë do të jenë në gjendje të zgjedhin të hapen për të pavaksinuarit, por nëse e bëjnë këtë, ato do të vazhdojnë të përballen me disa kufizime për të shtypur virusin midis atyre që kanë më shumë gjasa ta kenë atë”, tha Ardern.

Aktualisht, kompanitë që u nënshtrohen kufizimeve të Covid-19 mund të operojnë vetëm pa kontakt dhe ka kufizime për takime të tilla, si funeralet dhe dasmat.

Ardern tha se plani i ri do të bënte që Zelanda e Re të ecë përpara në mënyrë të sigurt, por tha se do të thotë se ”vendi do të shohë më shumë raste të koronavirusit në komunitet se më parë”./ ATSH