Lajme
Zelensky: Jemi gati për kundërsulm ndaj Rusisë

Ukraina thuhet se është gati të nisë një kundërsulm kundër ushtrisë ruse, sipas deklaratave të presidentit të vendit, Volodymyr Zelensky, përcjell albinfo.ch.
Në një intervistë për Wall Street Journal të botuar sot, presidenti ukrainas deklaroi se Ukraina është e gatshme të nisë kundërsulmin e saj të shumëpritur për të rimarrë zonat që ushtria ruse ka tashmë në kontrollin e saj.
“Ne besojmë se do të kemi sukses. Nuk e di sa kohë do të zgjasë. Për të qenë i sinqertë, mund të zhvillohet në mënyra të ndryshme.
Por ne do ta bëjmë dhe jemi gati”, tha Zelensky.
Kievi shpreson se kundërsulmi do të ndryshojë dinamikën e luftës që shpërtheu në shkurt 2022. Muajin e kaluar, Zelensky tha Ukraina duhet të presë për dërgimin e më shumë tankeve përpara se të nisë kundërofensivën.
Ai ka zhvilluar prej kohësh një fushatë diplomatike për të kërkuar më shumë ndihmë ushtarake dhe armë perëndimore, “çelës” për suksesin e planeve të Kievit.
E-Diaspora
-
Kurti: “Janë pjekur kushtet për një përfaqësim në nivelin më të lartë të Zvicrës” Kryeministri Kurti ka takuar në Ambasadën e Republikës së Kosovës kandidatët shqiptarë për zgjedhjet parlamentare të...
-
Kristian Kabashi fiton Çmimin Swissalbs si Sipërmarrës i vitit 2023
-
Përparim Avdili “merr ndihmën” e James Bondit për t’u zgjedhur deputet federal
-
Diaspora ka pranuar 2778 tekste të gjuhës shqipe për nxënësit shqiptarë
-
Shqiptarja, pjesë e jurisë të “Miss USA 2023”
Jeta në Zvicër
-
Popullsia zvicerane ndihet më keq tani se para Covid 34% e të anketuarve thonë se nuk janë në shëndet të përsosur...
-
Pak vendosin helmeta në Zvicër
-
Tunelet do të jenë pa pagesë
-
Kurti: “Janë pjekur kushtet për një përfaqësim në nivelin më të lartë të Zvicrës”
-
Kristian Kabashi fiton Çmimin Swissalbs si Sipërmarrës i vitit 2023