Ukraina
Zelensky me mesazh në rusisht, u kërkon trupave ruse të hedhin armët

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e konsideroi mobilizimin e pjesshëm të Rusisë për luftë kundër vendit të tij si një krim dhe u bëri thirrje trupave ruse që të hedhin armët.
”Është më mirë të refuzosh të thirresh për shërbim ushtarak sesa të vdesësh në tokë të huaj si kriminel lufte”, tha Zelensky në një video-mesazh në rusisht.
Është hera e dytë këtë javë që kreu i shtetit u drejtohet qytetarëve të fqinjit të Ukrainës në rusisht, transmeton dpa, përcjell Albinfo.ch.
Duke iu referuar dënimeve më të ashpra të Rusisë për dezertorët, të cilat presidenti Vladimir Putin i futi në fuqi të shtunën, Zelensky tha se askush nuk do ta dinte se në çfarë rrethanash ishin dorëzuar ushtarët që i nënshtroheshin robërisë ukrainase.
“Nëse keni frikë të ktheheni dhe nuk dëshironi një shkëmbim të burgosurish, atëherë ne do të gjejmë një mënyrë për ta siguruar atë gjithashtu”, tha ai.
E-Diaspora
-
Takim me veprën letrare të Drita Ademit Në vazhdën e aktiviteteve që Shoqata e Krijuesve Shqiptarë të Zvicrës (SHKSHZ) po zhvillon për promovimin...
-
Zvicra rrit misionin e saj ushtarak në Kosovë
-
Katër shqiptarë lëndohen në një aksident në Kroaci
-
Arrestohen 6 shqiptarë në Spanjë
-
Për herë të parë ngrihet flamuri shqiptar në Naples, Florida
Jeta në Zvicër
-
Zvicra rrit misionin e saj ushtarak në Kosovë Qeveria Federale ka vendosur të rrisë kontigjentin Swisscoy dhe të dërgojë 20 anëtarë shtesë të ushtrisë...
-
Propozimi i ri: Ata që punojnë me kohë të plotë, duhet të paguajnë më pak taksa
-
A do të bëhet obligative mbajtja e maskës në transportin publik në Zvicër?
-
Zvicër: Sot është dita e fundit për të anuluar oferten aktuale të sigurimit shëndetësor
-
Zvicra është i vetmi vend pa vaksinë kundër sëmundjeve të frymëmarrjes