Kosova
Zemaj tregon kur do të fillojnë fluturimet në Prishtinë
Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se brenda pak ditësh do të merret vendim për hapjen e aeroportit “Adem Jashari”.
Sipas tij, mërgata e çmuar është shpresë dhe mbijetesa e shumë familjeve në Kosovë, raportojnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
“Brenda pak ditësh do të marrim vendim për hapjen e aeroportit, gjithnjë̈ sipas rekomandimeve të mjekëve, autoriteteve përkatëse dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës/ IKSHPK”.
“Ndërsa, ambasadat e shteteve të BE-së në Prishtinë kanë njoftuar se në rast se kjo situatë e pandemisë̈ Covid-19 ndryshon, atëherë pritet rinisja e shërbimeve. Këtë të hënë shtetet e zonës evropiane do t’i rihapin plotësisht kufijtë̈ tokësor dhe ajror në mes tyre, të cilët ishin mbyllur thuajse që tre muaj për shkak të Covid-19”.
“Ditëve në vijim unë si ministër dhe qeveria Hoti në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë do të vazhdojmë kontaktet miqësore me diplomatët e shteteve të Bashkimit Evropian, për të gjetur mënyrën dhe mundësinë për qytetarët tanë që të rinisin lëvizjen e lirë drejt BE-së, gjithnjë duke i respektuar rregullat dhe udhëzimet kundër Covid-19 të rekomanduara nga mjekët.
Ne nuk mund të interferojmë në vendimet e ambasadave dhe të qeverive të shteteve mike për rihapjen e kufijve të tyre dhe rinisjen e shërbimeve konsullore.
Nuk mund të bëhemi as zëdhënës të tyre, pavarësisht se kemi marrëdhënie shumë miqësore dhe bashkëpunim të shkëlqyer. Ne i falënderojmë shumë për ndihmën e tyre të dhënë gjatë gjithë këtyre viteve, e sidomos tani në luftën kundër pandemisë. Pa këtë ndihmë do të ishte shumë e vështirë për Kosovën.
E dimë, se shumë qytetarë të Kosovës janë në pritje të udhëtojnë në shtetet e BE-së, sidomos në Austri, Suedi, Zvicër, e Gjermani, qoftë për një kohë të shkurtër, si turist apo për një udhëtim pune.
Çdo ditë mijëra qytetarë pyesin se kur do të rihapën ambasadat e konsullatat e BE-së në Prishtinë, për t’u pajisur me viza, sikurse për rihapjen e plotë të aeroportit të Prishtinës dhe rinisjen e linjave të rregullta të fluturimeve drejt shteteve të Shengenit. Atje ku kemi qindra mijëra mërgimtarë, për të cilët do të bëjmë gjithçka që është e mundur që t’u lehtësojmë udhëtimin e tyre për në atdhe ku do të bëjnë pushimet afër më të dashurve të tyre. Mërgata jonë e çmuar është shpresë dhe mbijetesa e shumë familjeve në Kosovë”, shtoi tutje Zemaj.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes Kompania ajrore zvicerane Swiss po ndryshon rregullat për raportet mjekësore të punonjësve të saj. Duke filluar... -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile













