Zemërimi i familjes së viktimës kosovare
52-vjeçarja Sadete S., kosovarja e cila është qëlluar për vdekje nga burri i saj , është varrosur të enjten, në Zhur të Prizrenit.
Pikëllimin ishte i përzier me zemërim për hakmarrje. Familja e viktimës po komunikon nëpërmjet një ndërmjetësi me familjen e autorit të vrasjes, Shani S. Ata po kërkojnë të marrin hak, ka raportuar nga ceremonia e varrimit, gazeta zvicerane „SonntagsZeitung“.
Hakmarrja ishte e theksuar qartë në mesin e familjarëve te viktimës.
Trupi i viktimës është varrosur në fshatin e babait të saj, dhe jo në fshatin e burrit, siç kërkohet me të vërtet me tradita në Kosovë.
Sipas një familjari, të afërt me viktimën, familjarët e vrasësit nuk kanë qenë të dëshiruar në ceremoninë e varrimit.
I pyetur nga „SonntagsZeitung“ për rrezikun e gjakmarrjes, njeri i tha se ende nuk kanë marrë një vendim të tillë derisa të perfundon periudha e zisë.
Orhan Spahiu, Kryetari i Kuvendit të shqiptarëve në Zvicër, ka kërkuar maturi nga familja.
“Ne jetojmë në shekullin 21, hakmarrja nuk u ndihmon familjeve në gjendje të vështirë dhe nuk është e pranuar në asnjë mënyrë nga komuniteti shqiptar “, ¨citohet të ketë thënë Orhan Spahiu.
Pensionisti invalidor 59-vjeçar, Shani ishte përshkruar si i dhunshëm nga të afërmit e viktimës.
Disa ditë para aktit të tmerrshëm të vrasjes së dyfishtë në Päffikon të Zvicrës, gazeta raporton për një zënkë tjetër me babanë e tij 80-vjeçar..
Incidenti familjarë erdhi si pasojë e parave, thotë „SonntagsZeitung“.
Shaniu ishte ndihmuar financiarisht nga fëmijët e tij të rritur për të plotësuar kërkesat e familjes së tij në Kosovë. Ata të zemëruar ishin tërhequr dhe kishin refuzuar ta ndihmonin babanë e tyre.
Më pas gazeta “SonntagsZeitung“ e ka ndërlidhur këtë rast me rëndësinë qe kanë dërgesat mërgimtarëve për Kosovën.
Sipas një studimi nga Zyra Federale për Migrim, remitancat kanë rëndësi të madhe për familjet përfituese dhe ekonominë e vendit.
Dërgesat janë një sakrificë për kosovarët në Zvicër.
Shumë punëtorë kosovarë mezi mbijetojnë me rrogat e tyre të ulëta, citon studimin në fjalë, gazeta zvicerane.
Për të ndihmuar familjarët e tyre në Kosovë, shpesh angazhohen edhe me një punë të dytë.
Nga ana tjetër familje të gjeneratës se dytë gjithnjë e më pak po shprehin gatishmërinë për të ndihmuar në Kosovë.
Kjo rënie e remitencave është e theksuar në zonat rurale të Kosovës, dhe kjo sipas gazetës paraqet një problem potencial dhe serioz.
Më pas gazeta citon Ministrin e diasporës kosovare, Ibrahim Makolli, i cili ka shprehur shqetësim rreth akteve e fundit kryera nga bashkatdhetarët e tij në Zvicër .
Në një letër dërguar ambasadorit zviceran në Prishtinë, Makolli shkruan se ai ishte i shqetësuar për “veprat penale” të kryera nga kosovarët në Zvicër.
Kjo nuk i përket traditës së popullit të Kosovës.
Makolli ka përmendur në letrën e tij dhe sulmin e dy kosovarëve në Interlaken, shkruan më pas „SonntagsZeitung“.
Qytetarët e Kosovës ishin të zemëruar nga sjellja e dy qytetarëve me këtë rast, citon ministrin Makolli, gazeta në fjalë.
Për shumë kosovarë , Zvicra është bërë një shtëpi e dytë, përfundon „SonntagsZeitung“. .
E-Diaspora
-
Nuk dëbohet çifti kosovar që kishte marrë 750 mijë franga ndihma sociale Familja me katër fëmijë kishte marrë një total prej afërsisht 750,000 frangash zvicerane nga shteti gjatë... -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Pianistja Fatjona Maliqi shkëlqen me recital në Kalanë e Loburgut -
SHBA
Nita Kaprolli, shqiptarja që po ndërton karrierë të jashtëzakonshme në teknologji dhe AI -
Zvicër
Diaspora shqiptare në Zvicër organizon eventin “ADN Shqiptare” në Uster
Jeta në Zvicër
-
Viti 2025 rekord për strehimoret malore të SAC në Zvicër Strehimoret malore të Klubit Alpin Zviceran (SAC) kanë shënuar vitin më të suksesshëm në historinë e... -
Kadmiumi në ushqim ngre shqetësime edhe në Zvicër -
Vaud: Miratohen 807 milionë franga për metrotë e Lozanës -
Talibanët përfitojnë mbi 70 milionë dollarë nga fluturimet mbi Afganistan, ndikim edhe për Zvicrën -
Gjykata në Gjenevë rikthen kufizimin e shpejtësisë 30 km/h në disa rrugë të qytetit











