Futboll

Zeneli, gol e asistim në ndeshjen e parë

Arbër Zeneli ka shënuar golin e parë për Heerenvenin në këtë sezon në Kampionatin holandez

Kampionati holandez ka filluar sot me ndeshjen ndërmjet Zwolles dhe Heerenvenit, shkruan albinfo.ch.

Mysafirët fituan 3:2, duke iu falënderuar edhe anësorit nga Kosova, Arbër Zeneli. Ai shënoi një gol dhe një asistim për skuadrën e tij në 66 minuta sa luajti në këtë ndeshje.

Zwolle shënoi fillimisht për 1:0, por Heerenven iu kundërpërgjigj me tre gola në pjesën e parë. Zeneli asistoi te Thorsby, derisa në minutën e 43-të shënoi për 3:1.

Zeneli bukur depërtoi nga ana e djathtë, dhe shënoi një gol mjaft të bukur, që ishte i parë në këtë sezon.

Arbër Zeneli është një nga futbollistët më të mirë të Heerenvenit.