Sport
Zeqiri, Shaqiri i Superligës zvicerane
Ai ka filluar nga mosha 5-vjeçare me futboll në skuadrën FC Ecublens, kurse dy vjet më vonë i bashkohet Lausanne Sport. Ai debutoi 15 vjet e 11 muaj në ekipin e parë, duke qenë futbollisti më i ri në ekipin të skuadrës me traditë 121-vjeçare
Andi Zeqiri është një nga talentet më të mëdha të futbollit zviceran. Ai ishte pjesë e të rinjve të Juventusit në vitin e fundit, kurse është kthyer në Laussane, ku kishte debutuar në moshën 15-vjeçare, shkruan ‘Blick’.
Nëse nuk do të ishte futbollist, ai do të punonte në kompaninë e babait të tij, konstruktor i metaleve. Nga 7 të mëngjesit deri në pesë të mbrëmjes. “Më mirë me futboll”, thotë 18 vjeçaris i Laussanes, duke buzëqeshur, përcjell albinfo.ch.
Ai ka filluar nga mosha 5-vjeçare me futboll në skuadrën FC Ecublens, kurse dy vjet më vonë i bashkohet Lausanne Sport. Ai debutoi 15 vjet e 11 muaj në ekipin e parë, duke qenë futbollisti më i ri në ekipin të skuadrës me traditë 121-vjeçare.
Gjithashtu ishte ndër futbollistët më të talentuar, kurse një vit më parë Juventusi troket në dyert e klubit. “Unë shkova në shtëpi pas stërvitjeve dhe papritmas më thërret trajneri im Fabio Celestini për të më thënë se kishte një lajm të mirë dhe Juventusi po më kërkonte.
Ndoshta ndonjë trajner i Superligës do ta kishte humbur një talent, por jo edhe Celestini. “Ai më tha se jam i ri për të luajtur rregullisht në Superligë dhe duhet të provoj me të rinjtë e Juventusit”.
Zeqiri në fillim ishte paksa i frikësuar. “Juve është klub i madh. Ishte hera e parë për mua që dal jashtë vendit, një gjuhë e re, që nuk ishte aspak e lehtë për mua”. Juventusi nuk e shfrytëzoi opsionin e blerjes dhe Zeqiri është kthyer në Lozanë. Disa klube kanë shfaqur interes për të, por për Zeqirin dhe këshilltarin e tij, Walter Fernandez si do të qëndrojë në Superligën zvicerane.
Nëse do të bëhet Shaqiri i ri? Ka një këmbë të majtë të fortë si Shaqiri, gjithashtu ka edhe rrënjët nga Kosova. Ndryshimi i vetëm është pozicioni. “Unë jam sulmues klasik”.
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve












