Shkurt.ch
Zgjatet jeta mesatare e zviceranëve
Statistikat e fundit tregojnë se jeta mesatare e meshkujve në dekadën e parë të shekullit 21 është rritur për 2.9 vite ndërsa te gratë, 1.7 vite
Jetëgjatësia mesatare e zviceranëve ka vazhduar të rritet. Gratë jetojnë mesatarisht 84.5 vjet ndërsa burrat, 80.1, thuhet në një njoftim nga Zyra Federale e Statistikave. Këto shifra tregojnë se jeta mesatare e meshkujve në dekadën e parë të shekullit 21 është rritur për 2.9 vite ndërsa te gratë, 1.7 vite.
Përcaktuese për këtë shtim të jetëgjatësisë është zvogëlimi i numrit të vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare dhe nga kanceri.
Sipas statistikës së përmendur jeta mesatare në Zvicër gjatë 130 viteve të fundit është dyfishuar.
Në botë“Prognoza” për jetëgjatësinë si te gratë ashtu dhe te burrat e Zvicrës në momentin e lindjes është ndër më të lartat në botë. Te meshkujt, vetëm islandezët qëndrojnë më mirë se zviceranët ndërsa te femrat, zviceranet janë në evndin e katërt në botë pas japonezeve, spanjolleve dhe francezeve.
Më tutje statistikat tregojnë se njerëzit e martuar, të të dyja gjinive, jetojnë më gjatë se të pamartuarit dhe ata/ato që janë ndarë
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Vrasja e kosovares 71 vjeçare: lirohet nipi, mbeten në burg djali dhe nusja Fillimisht ishin arrestuar djali i saj (51), nusja e saj (48) dhe nipi i saj (27).... -
E drejta e votës për të huajt: Një debat qytetar përballë sfidave të stigmatizimit -
Në nderim të kujtesës historike për gjenocidin serb në Kosovë -
Zvicër
Nis “Swissbau 2026” në Zvicër, prezantohen 27 kompani nga Kosova -
Angli
Angli, hapen klasa të reja për mësimin e gjuhës shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva drejt lejes prindërore 24-javore Kantoni i Gjenevës po afrohet drejt zbatimit të lejes prindërore prej 24 javësh. E miratuar në... -
Davos, WEF 2026: Aktiviteti në platformën e takimeve intime rritet me 4000% -
Autobusët e rinj elektrikë në Bernë dhe Schaffhausen mbeten të ftohtë, ankohen pasagjerët dhe shoferët -
Kurti nga Davosi: Serbia po e kupton se Kosova është shtet edhe pse e refuzon njohjen -
Aleancë kundër tatimit individual për çiftet e martuara













