Lajme
Zgjedhjet më 11 qershor, fushata parazgjedhore 10 ditë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vendosur që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen me 11 qershor. Ndërsa KQZ vendos që fushata elektorale të zgjatë vetëm 10 ditë
Pas konsultave me përfaqësues të partive politike dhe me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vendosur që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen me 11 qershor, ditë e diel. Këtë njoftim Thaçi e ka plasur në statusin e tij social, Facebook, derisa fton partitë politike dhe qytetarët për zgjedhje të ndershme, demokratike e të lira.
“Mbështetur në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, kam marrë vendim që data e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës të jetë 11 qershor 2017”, thotë presidenti Thaçi, duke kërkuar nga institucionet e Kosovës që të jenë në shërbim të qytetarëve.
“Nga partitë politike kërkojmë që edhe këtë herë të tregojnë kulturë të lartë politike para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, duke dëshmuar edhe njëherë se Kosova mbetet shembull në rajon për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike”, thotë presidenti kosovar.
Një proces i ndershëm, demokratik dhe i pranuar nga të gjithë duhet, sipas presidentit, duhet të jetë “pikësynimi jonë i përbashkët”.
Ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve menjëherë ka filluar me përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme. Madje në mbledhjen e sotme, KQZ ka vendosur që nga dita e sotme e deri më 19 maj të filloj procesi i regjistrimit të kandidatëve të cilët marrin pjesë në zgjedhje. Madje KQZ kërkoi edhe një shumë prej 5 milionë eurosh për përgatitjen e zgjedhjeve.
“Aplikimi i subjekteve politike dhe kandidatëve do të fillojë më 11 maj dhe do të përfundojë më 19 maj 2017; Afati i tërheqjes së shortit për renditjen në fletëvotim do të mbahet më 27 maj 2017; Afati për të caktuar kufizimin e shpenzimeve për fushatë fillon më 11 maj dhe mbaron më 15 maj 2017; kurse fushata Zgjedhore si dhe afatet për tubimet zgjedhore do të fillojnë më 31 maj dhe do të përfundojnë më 9 qershor 2017”, thuhet në vendimet e KQZ-së.
Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe vëzhgueseve, sipas KQZ-së, do të fillojë më 11 maj dhe do të përfundojë më 4 qershor 2017. Ndërsa aplikimi për regjistrim si votues jashtë Kosovës, sipas KQZ-së, do të fillojë më 15 maj dhe do të përfundojë më 22 maj 2017.
E-Diaspora
-
Gjermani/Suedi
Rinor Ajeti, doktori shqiptar i ORL që po spikat në kongreset më të mëdha shkencore në Evropë I vetmi shqiptar me punim shkencor në Kongresin e 97-të të Shoqatës Gjermane të Otorinolaringologjisë në... -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut -
Solistet nga Kosova shkëlqejnë në festivalin ndërkombëtar “Rising Stars”
Jeta në Zvicër
-
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve Autoritetet dhe ekspertët e sistemit penal në Zvicër po diskutojnë masa të reja për të ulur... -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg












