Lajme

Zgjedhjet në Itali: Meloni, drejt zgjedhjes kryeministre

Numërohen kutitë e para të votimit, ja votat për dy koalicionet e mëdha. Kryeson e djathta, përcjell albinfo.ch.

Kutitë e para të votimit që janë hapur pas mesnatës (e hënë) flasin për një fitore të thellë të qendrës së djathtë, e kryesuar nga Georgia Meloni e partisë “Vëllezërit e Italië”. 

Përveç Dhomës së Deputetëve, koalicioni i djathtë kryeson bindshëm edhe në zgjedhjet për Senat.

Dalin exit-poll e para, fitore e thellë e qendrës së djathtë në Itali.

Exit Poll e para flasin për një fitore të thellë të qendrës së djathtë në zgjedhjet që u zhvilluan sot në Itali. 

Sipas parashikimeve, e djathta mund të marrë 227 deri në 257 deputetë nga 400 që janë gjithsej. Ndërsa e majta 78 deri në 98 deputetë. 

Sipas exit poll, e djathta rezulton të ketë shumicën edhe në Senat, ku nga 200 vende, parashikohet të fitojë 111 deri në 131 vende. 

E majta mund të fitojë 33 deri në 53 vende.

Sa u përket votave brenda koalicionit të djathtë “Vëllezërit e Italisë” e Georgia Meloni pritet të marrë 25% ose, Lega e Salvinit 11.5% dhe Forza Italia e Berluskonit 7%. 

Në zgjedhjet e përgjithshme që zhvillohen ditën e djeshme, pothuajse 51 milionë italianëve me të drejtë vote u është bërë thirrje për t’u drejtuar kutive, në mënyrë që të vendosin për fatin e vendit dhe stabilitetin në katër vjetët e ardhshme, mes shumë ndryshimeve në ligjin elektoral të vendit.