Futboll
Zhegrova: Franca nuk e mbështet Kosovën por unë e prezantoj vendin
Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, u zgjodh në formacionin e vitit në Francë nga tifozët, duke eklipsuar edhe yjet e PSG-së, pas paraqitjeve të shkëlqyera me ekipin e Lille.
Lidhur me këtë vlerësim, të publikuar në L’Équipe, Zhegrova foli ekskluzivisht në Euronews Albania.
Në formacionin e vitit në Francë – “Franca nuk e suporton Kosovën, edhe pse nuk dua të merrem me politikë, por unë jam shumë i lumtur dhe krenar që kam ndikuar që francezët ta njohin edhe më shumë Kosovën dhe ta prezantoj në mënyrën më të mirë. Ky vit ishte i shkëlqyer dhe shpresoj që 2025 të jetë më i miri”, tha ai
Çfarë të mungon në Francë nga hapësira shqiptare? – “Në Prishtinë jam rritur, dhe kur shoh rrugët ku kam kaluar, shkollën time, miqtë, familjen, shoqërinë, të gjitha më mungojnë. Edhe në Shqipëri më mungon bregdeti ynë. Kam qejf t’i bëj reklamë vendit tim, i mbledh lojtarët te Lille dhe u them që të vinë ta vizitojnë Shqipërinë. Këta i kanë lojtarët në Mykonos, por unë u them të vinë në Shqipëri dhe ta vizitojnë”.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë













