Futboll
Zhegrova: Më pëlqen të luaj në Itali
“Unë në Serie A një ditë? Pse jo? Më pëlqen shumë Milani”, theksoi Zhegrova
Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova, ka folur për gianlucadimarzio.com për ndeshjen kundër Juventusit dhe gjithashtu për të ardhmen e tij që lidhet shpesh me gjigantët e Serie A.
Pas dy fitoreve kundër Real Madrid dhe Atletico Madrid, Lille u ndal nga Zonja e Vjetër në shtëpi, por për Zhegrovën është një pikë e fituar dhe jo dy pikë të humbura.
“Juventusi është një klub gjigant me lojtarë të mrekullueshëm. Ne pamë sot (e martë) se sa ekip i fortë janë. Mendoj se në fund barazimi ishte rezultati i duhur kundër një ekipi shumë të fortë si Juventusi”, deklaroi Zhegrova, transmeton albinfo.ch.
Nuk është sekret që Zhegrova ka ëndërr të luajë për klube të mëdha, sidomos në Serie A dhe ai ka folur për këtë gjë.
“Më pëlqen futbolli italian, i ndjek gjithmonë skuadrat tuaja të mëdha si Milani dhe i shikoj edhe ndeshjet e Juves. Pastaj në Kosovë ka shumë tifozë të Milanit, Interit dhe Juves. Unë në Serie A një ditë? Pse jo? Më pëlqen shumë Milani”, theksoi Zhegrova.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë









