Koronavirusi: çast pas çasti
Zhizhek për rrëzimin e Qeverisë Kurti: “Grusht-shteti i parë i Korona-s”
“Justifikimi i shfrytëzuar për votën e mosbesimit ishte trajtimi i epidemisë së Korona virusit nga Kurti, dhe për më tepër është lehtë të dallohen forcat e huaja të cilat e orkestruan grusht-shtetin, rrugicat e së cilës arrinin deri në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa Bashkimi Evropian vetëm pasivisht e shikonte grusht-shtetin
Filozofi i njohur slloven , Slavoj Zhizhek, ka vlerësuar se Qeveria e kryesuar nga Albin Kurti ishte ndër shenjat shumë të rralla të shpresës në rajonin e Ballkanit, raporton koha.net
“Qeveria e Kosovës e kryesuar nga Albin Kurti ishte ndër shenjat shumë të rralla të shpresës në rajonin e Ballkanit. Më në fund, merr në dorë një gjeneratë e re, e cila nuk është e lidhur për pasionet etnike, e përkushtuar për moderninzimin e vendit në drejtimin e Iluminizmit emancipues. Si e tillë, qeveria e Kurtit ishte ferrë në mish për të gjitha forcat politike të cilat janë në gjendje të mbijetojnë vetëm në baltinën e pasioneve etnike e religjioze – ajo u urrye nga obskurantistët të të gjitha llojeve, në Kosovë, Shqipëri e Serbi. Por, janë dy fakte ato që e bëjnë shumë shqetësues grusht-shtetin parlamentar kundër Kurtit”, ka thënë filozofi slloven Zhizhek.
Ai në një vështrim të tij, tha se ajo që ai e quajti grush-shtet, ishte e orkestruar edhe nga forcat e huaja.
“Justifikimi i shfrytëzuar për votën e mosbesimit ishte trajtimi i epidemisë së Korona virusit nga Kurti, dhe për më tepër është lehtë të dallohen forcat e huaja të cilat e orkestruan grusht-shtetin, rrugicat e së cilës arrinin deri në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa Bashkimi Evropian vetëm pasivisht e shikonte grusht-shtetin. Kështu, kemi marrur një pamje të keqpërdorimeve të neveritshme politike të epidemisë së tmerrshme që po na shkatërron jetët – një shikim në atë se si ata në pushtet do ta eksploatojnë pamëshirshëm pandeminë për të imponuar vizionin e tyre për rendin e ri botëror. Është detyra jonë e shenjtë të sqarojmë këtë për publikun e iluminuar në të gjithë botën, pasi historia e Kosovës kërcënon të shndërrohet ne historinë e të gjithë neve”, vlerësoi ai.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












