Sport
Zinedine Zidane largohet nga Real Madridi
Francezi me prejardhje algjeriane si trajner i Real Madridit ka fituar plot nëntë trofe, ku përfshihen edhe tri Liga të Kampionëve dhe një La Liga
Zinedine Zidane nuk do të jetë trajner i Real Madridit sezonin e ardhshëm. Trajneri francez, në një konferencë për media së bashku me presidentin e klubit, Florentino Perez, ka njoftuar se nuk do të drejtojë sezonin e ri “Mbretërit”. “
Kam vendosur të mos vazhdoj më si trajner i Real Madridit. Është një çast i çuditshëm, por ky ekip ka nevojë për një ndryshim për të mbajtur ecurinë e fitoreve”, deklaroi Zidane.
Ndryshe, francezi me prejardhje algjeriane, si trajner i Real Madridit ka fituar plot nëntë trofe, ku përfshihen edhe tri Liga të Kampionëve dhe një La Liga.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant











