Shkurt.ch
Zogjtë në motor penguan fluturimin e aeroplanit nga Cyrihu në Prishtinë
gjatë nisjes së fluturimit, motori i aeroplanit A320 “u sulmua” nga zogjët. Një ose më shumë zogj ngelën në motorin e fluturakes
Të shtunën e kaluar, një aeroplan i kompanisë zvicerane Edelweiss, në vend se të vazhdonte fluturimin drejt Prishtinës, për ku ishte nisur, u kthye në Cyrih, pas 65 minutash fluturim. Kjo kohë i është dashur avionit për të djegur kerozinën, duke fluturuar mbi Schwarzwald, Gjermani. albinfo.ch ka shkruar të shtunën lidhur me dështimin e këtij fluturimi por atë ditë nuk diheshin ende arsyet e dështimit.
Por, çfarë ndodhi në të vërtetë dhe si u bë që fluturakja të mos vazhdonte rrugën drejt jugut?
Siç shkruan portali “Aviation Herald”, të cilit i referohet blick.ch, gjatë nisjes së fluturimit, motori i aeroplanit A320 “u sulmua” nga zogjët. Një ose më shumë zogj ngelën në motorin e fluturakes. Për pasojë, personeli konstatoi se në njërin nga motorët kishte vibracione kështu që vendosi kthimin në aeroportin e nisjes.
“Në asnjë moment nuk ka pasur rrezik për pasagjerët dhe për personelin”, ka thënë një zëdhënëse e pyetur nga blick.
“Përgjatë 45 minutave, aeroplani ynë ishte i detyruar të digjte kerozinën në mënyrë që të mundte sërish të aterronte. Për këtë është bërë gjithë ai fluturim mbi regjionin Schwarzwald të Gjermanisë. Pastaj makina është kthyer në aAeroportin e Cyrihut, në Kloten, ku udhëtarët kanë kaluar në një aeroplan tjetër, transmeton albinfo.ch. Në Kosovë kanë arritur me tri orë vonesë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre














