Kuriozitete
‘Zoom’ ofron opsione shtesë për punën nga distanca
Gjatë konferencës së tij vjetore, Zoomtopia, kompania Zoom prezantoi disa veçori të reja kushtuar punës inteligjente
Me variantin Delta, shumë kompani po vonojnë kthimin e punonjësve në zyrë dhe kanë parashikuar shqyrtimin e disa opsioneve që synojnë pikërisht përmirësimin e bashkëpunimit në distancë, transmeton Ansa, përcjell Albinfo.ch.
Këto përfshijnë përkthimin e drejtpërdrejtë të fjalimit gjatë takimeve, aftësinë për të shtuar shënime në një tabelë të bardhë të përbashkët, si dhe realitetin e shtuar brenda platformës Facebook Horizon Workrooms.
Platforma do të përdorë mësimin automatik dhe përpunimin e gjuhës natyrore për përkthimet, në mënyrë që secili pjesëmarrës të jetë në gjendje të lexojë tekstin në gjuhën e tij.
Lista e gjuhëve të mbështetura nuk është ende përfundimtare, por do të ketë 30 transkriptime dhe 12 mundësi përkthimi deri në fund të vitit 2022.
Opsioni i transkriptimit do të paguhet, edhe pse çmimi ende nuk është shpallur.
Zoom Whiteboard është një dërrasë e bardhë dixhitale, e cila mund të ndahet dhe përdoret nga përdorues të shumtë. Një dritare e veçantë do të tregojë sfondin mbi të cilin duhet shënuar.
Pasi të jetë në dispozicion, mund të uleni pranë të njëjtës tavolinë me kolegët dhe të ndërveproni me takimin përmes transmetimit.
Falë vizionit të mjedisit përreth Quest 2, aplikacioni do të gjurmojë tastierën e vërtetë para jush, për ta riprodhuar atë në mënyrë virtuale dhe për ta bërë atë vërtet funksionale.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?