Kosova
ZPS: Kemi nëntë audio-incizime të Thaçit në qendrën e paraburgimit në Hagë
Gjatë seancës u shfaq edhe një audio-incizim i Thaçit dhe Fazliut në takimin e tyre më 2 korrik 2023 në Hagë
Prokurori Joshua Hafetz tha se ka dëshmi të shumta kundër Thaçit dhe të akuzuarve, përfshirë nëntë audio-incizime në qendrën e paraburgimit në Hagë, thirrje telefonike, urdhra të gjykatës që pretendohet se janë shkelur dhe ekspertizë që dëshmojnë se dokumentet që u gjetën në Kosovë ishin printuar nga printeri që përdorte Thaçi në Hagë, përcjell albinfo.ch.
Gjatë seancës u shfaq edhe një audio-incizim i Thaçit dhe Fazliut në takimin e tyre më 2 korrik 2023 në Hagë.
Prokuroria tha se ata po flisnin për dëshminë e komandant Remit.
“Thuaj shkurt, po, jo, mos filozofo”, dëgjohet Thaçi në këtë audio-incizim.
Më vonë, ai thotë se të dëshmojë shkurt e jo 12 orë siç ishte planifikuar. “Shkurt jo 12 orë, se 12 orë pa rrëshqit diku nuk e lë”, tha Thaçi, sipas audio-incizimit të ZPS-së.
ZPS po ashtu shfaqi mesazhe të Mustafës dhe Fazliut, që këmbyen me t’u kthyer Fazliu në Kosovë, ku edhe ishin takuar.
Prokuroria publikon pjesë të audio-incizimeve të takimit të Thaçit me Kilajn dhe Kryeziun
Prokuroria publikoi një audio-incizim që pretendoi se është nga takimi i 6 tetorit në qendrën e paraburgimit në Hagë mes Thaçit, Kilajt dhe Vllaznim Kryeziut.
ZPS tha se Thaçi aty jep udhëzime për Kilajn dhe Kryeziun e si dëshmitari 4 – dëshmitar i mbrojtur i ZPS-së – të ndryshonte pjesë të dëshmisë.
“Faqja 7, pjesa 6, rreshti 9”, dëgjohet Thaçi duke thënë, pohoi Prokuroria, duke shtuar se këto pjesë duhej që ky dëshmitar t’i “korrigjonte” para se të dilte në gjykatore, përkatësisht gjatë seancës përgatitore me ZPS-në.
E-Diaspora
-
Baks Bay, projekti me i madh turistik në Shqipëri prezantohet ne Expo Real Kosova: Vizitoni stendën dhe zbuloni mundësitë e investimit Nga 24 deri më 26 korrik, ekipi i Baks Bay Albania do të jetë pjesë e... -
Përfundon shpërndarja e teksteve mësimore për nxënësit shqiptarë në diasporë -
Gjilani mirëpret mërgatën me tetë ditë aktivitete kulturore dhe artistike -
Gjermani: Procedim penal për dy shtetas të Kosovës që qëndronin ilegalisht në vend -
Ekstradohet nga Italia në Kosovë një i kërkuar nga INTERPOL-i për falsifikim dokumentesh
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimi i klimës po sjell modele të reja reshjesh në Zvicër. Mënyra se si bie shi në Zvicër po ndryshon. Në vend të reshjeve të buta dhe... -
Qytetet zvicerane kërkojnë zgjidhje për kaosin me skuterët elektrikë me qira -
Apartamentet luksoze në katet e fundit po humbasin popullaritetin në Zvicër -
Baks Bay, projekti me i madh turistik në Shqipëri prezantohet ne Expo Real Kosova: Vizitoni stendën dhe zbuloni mundësitë e investimit -
Përdorimi i hapur i drogës në qendër të qytetit të Cyrihut është në rritje











