Fotolajmi
Zuckerberg krijon qasje në internet në kampet e refugjatëve!
Shefi i facebook-ut, ka thënë se ndërmarrja e tij, bashkë me UNHCR-në do të mundësojë qasje në internet nëpër kampet e refugjatëve
Rrjeti më i madh social, facebook-u, ka vendosur të ndihmojë refugjatët duke u krijuar atyre qasje më të lehtë në internet. Shefi i facebook-ut, Mark Zuckerberg ka thënë se ndërmarrja e tij, në bashkëveprim me UNHCR-në do të mundësojë qasje në internet nëpër kampet ku strehohen refugjatët.
Këtë, Zuckerberg e ka deklaruar në një fjalë të mbajtur në forumin e OKB-së për sektorin privat, në Nju Jork, njofton nzz.ch. Kjo gjë për Zuckerbergun përbën kontributin e facebook-ut drejt objektivave të zhvillimit për të cilat OKB ka vendosur të premten.
Qasja në internet për sa më shumë njerëz, duhet të jetë në qendër të çdo strategjie zhvillimore, ka thënë Zuckerberg. Njëkohësisht ai ka thënë se ndërmarrja që drejton dëshiron të ndihmojë në shtigje afatgjata edhe në vlerësimin e të dhënave të grumbulluara që tregojnë hapat përpara drejt arritjes së synimeve.
Të tjera nga Fotolajmi
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit