Lajme

Zuckerberg njofton ndjekësit e tij me dhinë e quajtur ‘Bitcoin’

Bitcoin është aktualisht kriptomonedha më e njohur në botë, por tani edhe dhia e Zuckerbergut njihet me po të njëjtin emër

Themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerberg, ka postuar një foto të pazakonshme në rrjetin e tij social Facebook.
Ai postoi një foto të dhive të tij, duke bërë të ditur se njëra quhet Max, derisa dhia tjetër quhet Bitcoin.

Bitcoin është aktualisht kriptomonedha më e njohur në botë, por tani edhe dhia e Zuckerbergut njihet me po të njëjtin emër.

Në 2019-n, në një intervistë CEO i Twitterit, Jack Dorsey, kishte treguar se Zuckerbergu i kishte servuar një dhi që e kishte prerë vetë.