Lajme

Zvicër: 23% më shumë kërkesa për azil gjatë 2023-ës

30.223 persona kanë aplikuar për azil në Zvicër në vitin 2023. Kjo është 23.3% më shumë se një vit më parë. Sekretariati Shtetëror Zviceran për Migracionin (SEM) gjithashtu pret rreth 30,000 kërkesa për azil në vitin 2024, siç u njoftua të enjten, transmeton albinfo.ch.

Kishte 5,712 më shumë kërkesa për azil më 2023 se më 2022. SEM ia atribuon rritjen tre faktorëve kryesorë. Numri i azilkërkuesve turq u dyfishua në gjithë Evropën. Numri i kërkesave për azil nga turqit në Zvicër u rrit krahas kësaj me 2000.

SEM regjistroi gjithashtu një rritje të konsiderueshme, por më pak të theksuar të azilkërkuesve marokenë dhe algjerianë, të cilët kryesisht largohen nga vendi i tyre për arsye ekonomike.

Në muajin korrik, Zvicra ndryshoi politikën e saj të azilit ndaj vajzave dhe grave afgane. Si rezultat, 1800 gra të pranuara përkohësisht paraqitën një kërkesë të re për azil. Vendi më i rëndësishëm i origjinës ishte sërish Afganistani, i ndjekur nga Turqia, Eritreja, Algjeria dhe Maroku, shkruan swissinfo.

SEM trajtoi 26,667 kërkesa për azil në shkallën e parë. Azil iu dha 5991 personave, që korrespondon me një normë njohjeje prej 25.7%. Shkalla e mbrojtjes ishte 54.4% krahasuar me 59% në vitin 2022. Kjo përfshin pranimin e përkohshëm dhe dhënien e azilit. Statusi i mbrojtjes S për refugjatët nga Ukraina u aplikua nga 23,012 persona. Ai u dha në 18,375 raste, u refuzua në 932. 13,512 personave të tjerë iu ndërpre statusi, ndërsa 3,260 ishin në shqyrtim për përfundimin. Gjithsej 66,083 refugjatë kishin statusin e mbrojtjes në fund të vitit.