Lajme
Zvicër: 315 infeksione të reja dhe një rast i vdekjes në 24 orët e fundit
Pranimet në spital janë 7 persona në ditë gjatë 7 ditëve të fundit. Kjo është për 21 për qind më shumë se në javën e kaluar
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar 315 raste të reja që kanë rezultuar pozitive për koronavirusin pas testimit të bërë në ditët e fundit, shkruan srf.ch. Kjo sjell mesataren e 7 ditëve në 397, që është 15 për qind më shumë se në javën e kaluar, transmeton albinfo.ch. Kështu që tendenca tregon një rritje mesatare.
Shkalla mesatare e rezultateve pozitive të testeve në 7 ditë aktualisht është 3.6 për qind. Kjo do të thotë se nga 100 teste, rreth 4 teste kanë qenë pozitive mesatarisht.
Numri i testeve të kryera në 7 ditët e kaluara ka qenë ishte 12,967 tnë ditë dhe kështu është rritur për 4 për qind krahasuar me javën e mëparshme. BAG raporton një rast të ri vdekjeje në 24 orët e fundit, përcjell albinfo.ch. Pranimet në spital janë 7 persona në ditë gjatë 7 ditëve të fundit. Kjo është për 21 për qind më shumë se në javën e kaluar.
Zvicra aktualisht ka tejkaluar kufirin federal të 60 infeksioneve të reja për 100,000 banorë në 14 ditët e fundit dhe për këtë arsye është shndërruar vetë në një nga vendet e rrezikut të koronavirusit, sipas kritereve që përdor për vendet tjera.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër













