Lajme
Zvicër: 90% e restoranteve të rihapura punojnë me humbje
Qarkullimi i restoranteve që nga rihapja është mesatarisht 60 për qind nën vlerat e një viti më parë
Hapja e restoranteve dhe lokaleve tjera hoteliere , që u bë më 11 maj, ishte pritur me entuziazëm nga pronarët dhe klientët, gjithandje në Zvicër, shkruan albinfo.ch. Por tani, ende pa u mbushur dy javë nga “kthimi në normalitet”, shumica e madhe e operatorëve në këtë fushë shprehen të pakënaqur.
Qarkullimi i restoranteve që nga rihapja është mesatarisht 60 për qind nën vlerat e një viti më parë. 40 për qind e mbi 3000 kompanive të anketuara nuk e dinë nëse do të munden t`i mbajnë të hapura lokalet e tyre në qershor.
Këto rezultate dalin nga një studim në internet, i realizuar nga shoqata e gastronomëve, Gastrosuisse me gjithsej 3,172 anëtarë, përcjell albinfo.ch. Sipas shoqatës, bëhet fjalë për rezultatet e para të besueshme pas rihapjes së lokaleve nën kushtet e rrepta të mbrojtjes nga Covid-19.
Në shikim të parë, jepet përshtypja për një degë ekonomie që ka rifilluar punën me zell të madh: 87 për qind e drejtuesve të restoranteve dhe hoteleve të anketuar janë përsëri duke marrë klientë. Pothuajse katër për qind kanë deklaruar se ata duan të fillojnë vetëm në momentin kur qeveria federale të heqë plotësisht masat mbrojtëse, përcjell albinfo.ch. Nëntë për qind po mendojnë ta bëjnë rihapjen në maj ose qershor.
Shoqata Gastrosuisse ka kërkuar nga Qeveria Federale të heqë edhe disa nga masat, të cilat kufizojnë funksionimin e lokaleve. Një ndër masat do të ishte shkurtimi i distancës mbrojtëse nga dy metra sa është tani, në një metër, transmeton albinfo.ch. Po ashtu Gastrosuisse dëshiron të hiqet kufizimi i punës deri në orën 24.00
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman Boksieri shqiptar Selajdin Sapo triumfon në Gjermani dhe shkëlqen edhe në arsim... -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike -
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje Autoritetet në kantonin e Gjenevës kanë ndaluar ndezjen e çdo lloj zjarri në pyje dhe në... -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë














