Lajme
Zvicër: Asnjë mësimdhënës shqiptar nuk është angazhuar nga maqedonia për diasporën
Bëhet e ditur se asnjë mësimdhënës shqiptar nuk është angazhuar nga shteti i Maqedonisë së Veriut për diasporën e vendit në Zvicër edhe kur dihet se diaspora shqiptare është e koncentruar më shumë në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Theksohet se situata nuk është më ndryshe edhe në shtetet tjera. Momentalisht, nga gjithsej 13 arsimtarë të dërguar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në diasporë në përgjithësi, vetëm 3 janë shqiptarë.
Referuar të dhënave të regjistrimit të popullsisë për diasporën e Maqedonisë së Veriut del që me përkatësisë etnike maqedonase janë 24.45%, ndërsa shqiptarë janë 66.36%.
Intelektualë shqiptarë kanë reaguar se po harrohet qëllimshëm diaspora shqiptare edhe atë nga një resor i cili është udhëhequr kryesisht nga ministra shqiptarë, shkruan Potalb.mk.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës për Portalbin ka ndarë numrin e saktë të mësimdhënësve dhe vendet ku ata veprojnë.
“Katër janë në Zvicër, përfshijnë vendet si: Vohlen, Arau, Cyrih (Erlikon), Baar, Surze, Lokarno, Varezi, Salexhi, Muralto, Solduno, Minuzio, Zhenevë, Danzh, Veve, Iverdon, Eshalan dhe Friburg. Shtatë në Gjermani, përfshijnë vendet si: Sindelfigen, Shtutgart, Faingen Enc, Ulm, Berlin- Sharlotenburg dhe Lihterfelde, Frankfur, Mainz, Hamburg me rrethinë, Bohum, Elendorf dhe Vupertal, Ravensburg, Fridrihshafen, Ulm i Ri, Lauphajm dhe Munih me rrethinë. Një i angazhuar në Francë, përgjegjës për: Kanteleu, Verno, Pantan me rrethinë; si dhe një mësimdhënës në Slloveni, i angazhuar për vendet si: Kranj, Nova Gorica, Koper, Lulbjanë, Divaca, Ajdovcina, Kozina Hrple”, thuhet në përgjigjen e Mnistrisë për Arsim.
Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës tregojnë se nga këto 13 mësimdhënës, vetëm 3 janë shqiptarë.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












