Lajme
Zvicër: BAG raporton 4241 infeksione dhe 142 vdekje në 24 orët e fundit
3.659 njerëz janë duke u trajtuar në spitale për Covid-19. Kjo është 8 për qind më pak se në javën e kaluar
Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar sot 4241 raste të reja që kanë rezultuar pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit.
Mesatarja e 7 ditëve të fundit ka rënë kështu në 4289 që është 24 për qind më pak se në javën e kaluar, shkruan srf.ch.
Trendi aktualisht është në mënyrë të qartë, në rënie. Shkalla mesatare e rezultateve pozitive në 7 ditët e fundit aktualisht është 21.5 për qind, transmeton albinfo.ch. Kjo do të thotë se nga 100 teste, mesatarisht 21 teste ishin pozitive.
Numri i testimeve të realizuara gjatë 7 ditëve të fundit është 22,479 në ditë dhe kështu është ulur për 13 për qind krahasuar me javën e mëparshme.
BAG ka raportuar sot po ashtu edhe 142 vdekje të reja nga Covid-19.
Kantonet aktualisht po raportojnë se 3.659 njerëz janë duke u trajtuar në spitale për Covid-19. Kjo është 8 për qind më pak se në javën e kaluar.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














