Gjuha
Zvicër, disa shkolla shqipe mbyllin gjysmëvjetorin shkollor
Një vit i vështirë për të gjitha fushat e jetës. Ngjashëm edhe për fushën e edukimit. Shkak i virusit, shpeshherë është zhvilluar mesim online dhe takime të ndërprera me nxënës në shkollat shqipe në Zvicër, transmeton albinfo.ch.
Por, pavarësisht kësaj, vullneti dhe dëshira si nga ana e mësuesve, ashtu edhe e nxënësve shqiptarë nga diaspora ishte shumë i madh. Ata disa muaj zhvilluan mësim online, duke mos humbur mësimet dhe tash në muajt e fundit mësimi është zhvilluar edhe në klasa.
Shkolla shqipe Monthey-Chablais për ta përmbyllur këtë vit shkollor përgatiti një program të shkurtër artistik me nxënësit e saj. Programi i organizuar u mbajt pa praninë e kryesisë së shkollës dhe prindërve për shkak të situatës pandemike që po kalojmë. Kjo klasë e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në qytetin Monthey të Zvicrës është rihapur këtë vit dhe ka nisur mësimin më 6 shtator.
Po ashtu edhe shumë shkolla të tjera kanë përmbyllur këtë gjysmëvjetor shkollor, pa ndonjë organizim, shkaku i pandemisë së krijuar. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











