Lajme
Zvicër: Kastrimi kimik për dhunuesit seksualë mbetet praktikë shumë e rrallë
Terapia hormonale e njohur si kastrim kimik vazhdon të përdoret rrallë në Zvicër, megjithëse konsiderohet një mjet për uljen e rrezikut të rikthimit tek personat që shfaqin sjellje seksuale të rrezikshme, veçanërisht ndaj fëmijëve.
Sipas specialistëve, trajtimi me anti–androgjenë u përshkruhet vetëm një numri të vogël pacientësh, kryesisht për shkak të efekteve të rënda anësore, si lodhje e theksuar, rritje e gjinjve, osteoporozë dhe rreziqe për sëmundje të zemrës dhe mëlçisë. Në kantonin e Vaudit, vetëm pesë nga 150 persona nën trajtim për dhunë seksuale përdorin këtë terapi, ndërsa në Fribourg vetëm një pacient e ka marrë në konsideratë.
Ekspertët theksojnë se terapia hormonale nuk është e detyrueshme dhe mund të aplikohet vetëm me pëlqimin e pacientit. Vendimi merret bashkë mes terapistit dhe pacientit, ndërsa gjykata mund të urdhërojë trajtim, por jo llojin specifik të tij.
Ndërkohë, bioeticianët ngrejnë dilema etike rreth përdorimit të medikamenteve tek personat e burgosur dhe theksojnë se rreziku i rikthimit nuk mund të reduktohet kurrë në zero. Mjekët paralajmërojnë se trajtimet ekzistuese janë të nënvlerësuara, ndërsa molekula të reja hormonale me më pak efekte anësore mund të ndryshojnë qasjen në të ardhmen.
Terapitë anti–androgjene nuk përdoren vetëm për dhunues seksualë të dënuar, por edhe në programe parandaluese për persona që kërkojnë ndihmë para se të kryejnë vepra penale.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër













