Lajme
Zvicër: Kërkohet që paga minimale të jetë 5000 franga, pas stazhit
Partia Socialdemokrate në Zvicër kërkon që paga minimale pas stazhit të bëhet 5000 franga. Një pagë e tillë minimale ekziston në kantonet e Gjenevës, Basel-Stadt, Neuchâtel, Jura dhe Ticino, por PS kërkon që ajo të futet në gjithë Zvicrën, shkruan 20minuten, përcjell albinfo.ch.
Deputetja e Dhomës Nacionale, Samira Marti (PS), sheh nevojën për veprim në fushën e shitjes me pakicë, logjistikës, gazetarisë dhe bujqësisë. Ajo i bën thirrje Këshillit Federal të bëjë propozime se si mund të rritet mbulimi i kontratave, për shkak që llogaritet se një milion qytetarë nuk mund t’i mbulojnë shpenzimet e tyre të jetesës, transmeton albinfo.ch.
Propozimi i partisë ka hasur në rezistencën e politikanëve të partive të djathta. Në Zvicër ka rreth një milion punëtorë e bëhet fjalë për persona të punësuar nga 20 deri në 59 vjeç dhe jetojnë në një familje që, pavarësisht se punojnë nuk kanë të ardhura mbi nivelin jetik. Të dhënat e vitit 2020 tregojnë se rreth një e katërta e punonjësve që kanë përfunduar një stazh fitojnë më pak se 5000 franga bruto në muaj dhe gjysmë milioni punonjës fitojnë më pak se 4100 franga bruto, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











