Lajme

Zvicër: Ligjvënësit duan të ulin dënimin për drejtuesit e rrezikshëm

Propozimi për një dënim edhe më të lehtë

Deputetët në të dy dhomat e Parlamentit kanë vendosur të ulin periudhën minimale të kërkuar për heqjen e licencës për kundërvajtje të rënda trafiku, si p.sh. drejtimi i automjetit në gjendje të dehur, nga 24 në 12 muaj, informon albinfo.ch.

Propozimi për një dënim edhe më të lehtë – duke kërkuar vetëm gjashtë muaj tërheqje të patentës – erdhi nga deputeti Hansjörg Knecht, i cili argumentoi se “për shumë shoferë, patenta është një domosdoshmëri. Heqja e tij mund të shkatërrojë jetën e atyre që varen prej tij për punën e tyre”.

Megjithatë, ministrja e Transportit, Simonetta Sommaruga, u kundërpërgjigj se humbja e një njeriu të dashur në një aksident të shkaktuar nga një shofer i pakujdesshëm shkatërron gjithashtu një jetë.

Duhet të mbahet një referendum dhe propozimi të miratohet nga shumica e votuesve, përpara se dënimi i reduktuar të bëhet ligj.