Lajme
Mungesë e kartave të sigurimit shëndetësor në Zvicër, kjo është arsyeja
Kompanisë i është dashur të merrej me një vëllim prodhimi të kartave, tri herë më të lartë se zakonisht
Në Zvicër aktualisht janë dhjetëra mijë të siguruar që nuk kanë kartë sigurimi shëndetësor, trasnmeton albinfo.ch. Kështu, Helsana, CSS, Swica dhe kompani të tjera të sigurimeve shëndetësore kanë ngelur prapa afatit sa i përket dorëzimit të kartave.
Arsyeja e vonesave është se shumë njerëz kanë ndryshuar sigurimin e tyre bazë, thotë një përfaqësues i shoqatës së sigurimeve shëndetësore Santésuisse, shkruan sonntagsZeitung. Prandaj, prodhuesi i kartave nuk mund të vazhdojë me prodhimin.
Kartat në fjalë prodhohen nga Sasis AG, një degë e shoqatës së sigurimeve shëndetësore Santésuisse. Kompanisë i është dashur të merrej me një vëllim tri herë më të lartë se zakonisht, tha zëdhënësi i Santésuisse, Manuel Ackermann, për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA.
Mediat Tamedia kishin raportuar më parë për pengesa sa i përket dorëzimit. Kartat e sigurimit ishin printuar të gjitha dhe ishin dërguar në dhjetor, përcjell albinfo.ch. Megjithatë, sipas Ackermann, kapaciteti i prodhuesit të kartave është i kufizuar. Vonesa arrin deri në maksimum tri javë.
Mungesa e kartës së sigurimit shëndetësor mund të shkaktojë probleme për ata që udhëtojne jashtë vendit, shkruan gazeta e së dielës. Por, edhe në Zvicër, kjo çon në më shumë punë administrative, pasi të dhënat duhet të futen manualisht.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike










